Kjo është lista me vendet më injorante në botë

Vendet më injorante në botë janë emëruar në bazë të një studimi të njohurive të njerëzve rreth vendit të tyre.
Indeksi i Injorancës 2016, i prodhuar nga Ipsos MORI, përmban informacion nga 27 mijë e 250 intervista të njerëzve të moshës 16 deri në 64 vjeç të kryera në mes muajve Shtator dhe Nëntor.

Anketa u zhvillua në 40 vende, me 500 deri 1000 njerëz të anketuar në secilën prej tyre.
Pjesëmarrësve në anketë u janë bërë një sërë pyetjesh rreth shoqërisë së tyre, duke përfshirë popullsinë e vendit, shpenzimet e kujdesit shëndetësor, pronësinë në shtëpi dhe përqindjen e muslimanëve që jetojnë në vendin e tyre.
Gjetjet, më pas u grumbulluan për të krijuar indeksin.

Gjendja ekonomike e një vendi dukej se kishte më pak ndikim në rezultate sesa mund të pritej.

Amerika, vendi më i pasur në botë, renditet si një nga vendet më të paditur, madje poshtë shumë vendeve më pak të zhvilluara.

Megjithatë, Malajzia, e cila nuk konsiderohet plotësisht e zhvilluar, ishte në 10 vendet më pak injorante, shkruan Lapsi.

Lista, nga më shumë dhe më pak injorante, është si më poshtë:
India
Kina
Taivani
Afrika e Jugut
Amerika
Brazili
Tajlanda
Singapori
Turqia
Indonezia
Meksika
Kanada
Mali i Zi
Rusia
Serbia
Filipinet
Hong Kongu
Izraeli
Danimarka
Argjentina
Franca
Vietnami
Peruja
Spanja
Kili
Hungaria
Japonia
Belgjika
Polonia
Kolumbia
Suedia
Norvegjia
Italia
Gjermania
Australia
Malajzia
Cekia
Koreja e Jugut
Anglia
Holanda