I trullosi të gjithë me gjoksin e saj, Fabjana rezulton tutore prostitutash

Fabjana Hoxha, këngëtarja më e re që i është shtuar tregut shqiptar, duket se ka hyrë në industrinë e muzikës me një të shkuar kriminale të pa bërë të ditur më para për publikun.

Ajo tërhoqi vëmendjen e publikut teksa publikoi këngën te Zonë e Lirë, dhe tha se është kthyer nga Italia, por nuk zbuloi arsyet.

Fabjana rezulton se është arrestuar në Itali për një sërë veprash penale, ndër to edhe shfrytëzim prostitucioni. Ajo qëndronte në Itali pa dokumente madje akuzohet edhe për plagosjen me thikë të një bashkëkombase që shfrytëzohej për prostitucion.

Sipas policisë italiane Fabjana bashkëpunonte me shqiptarin Florjan Prini.

Vajza nga Durrësi duket se ka vendosur të nisë një jetë të re si këngëtare në Shqipëri, por e shkuara po e përndjek nga pas.