Google flet 103 gjuhë të botës

Google Translate tashmë flet 103 gjuhë të botës, pasi së fundmi janë shtuar jo pak por 13 gjuhë të reja.

Gjuhët e shtuar nga Googlepërfshijnë galishten e Skocisë, gjuhën kurde, pashtu, xhosa, sindi, luksemburgisht, gjuhën frisiane, atë havajiane, shona, samoane, amharike, korsikiane dhe kirgize. Nëse doni të flisni me një person nga këto vende, tani do t’ju mbulojë Google.

Google Translate u lançua për herë të parë në vitin 2006, duke përdorur një formë të hershme të përkthimit në kompjuter duke u bazuar tek fjalorët, udhëzues gramatikorë dhe burime të tjera.