Dyshonte se e tradhtonte burri, e reja kërkon t’i japë fund jetës

Një e re me banim në Tiranë ndërmarrë një veprim dramatikpër shkak të xhelozisë për bashkëshortin e saj.

Një ditë më parë, 31-vjeçarja V.D. ka konsumuar një sasi të madhe barnash në banesë, sipas burimeve policore. Ajo është gjetur në gjendje të rëndë dhe është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Sipas hetimeve paraprake të policisë, ajo e ka ndërmarrë veprimin dramatik pasi dyshonte se burri e tradhtonte.

Materialet për rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.