Bukuroshja shqiptare, Rashel Kolaneci edhe gazetare, edhe boksiere!

U shpall kampione e Shqipërisë në kickbox, por fotografitë e saj e paraqesin krejtësisht të ndryshe. Bëhet fjalë për bukuroshen shqiptare, Rashel Kolaneci, të cilën e njohim të angazhuar në fushën e prezantimit televiziv, dikur të “Xing me Ermali”, ndërsa tani te “Procesi Sportiv”.

Por tashmë jemi mësuar ta shikojmë edhe më shumë në fushën e modelingut

Me anë të fotografive ‘hot’ të publikuara në rrjetet sociale, ajo ka tërhequr vëmendjen e mijëra personave, edhe pse është kampione në sport Rashel konsiderohet si mashkull por jo edhe në pamjen dhe fizikun e saj.

Padyshim që në imazhet e shpërndara, ajo na mahnit me këto forma trupore bombastike, të cilat çdo vajzë do t’ia kishte zili.

Duhet theksuar se, Rashel Kolaneci u bë e njohur qysh nga paraqitja e saj në emisionin “Xing me Ermalin”, e që aty filloi të marrë vëmendjen e publikut. Aktualisht ka kaluar tek ‘Procesi Sportiv’, duke i zënë vendin moderatores së famshme Marina Vjollca.