”Ringjallet” Nexhmije Hoxha, feston Vitin e Ri (FOTO)

Rrjetet sociale dhe portalet u trubulluan me lajmin e rremë të ndarjes nga jeta e Nexhmije Hoxhës, e të vesë së diktatorit Enver Hoxha. Lum komentesh kishte për lajmin që doli të ishte Fake News (lajm i rremë).

Së fundi ajo është shfaqur në disa fotografi, duke tërhequr edhe një herë vëmendjen, pasi shfaqet në formë, pavarësisht 99 viteve që mban mbi supe.

Ajo ka festuar Vitin e Ri me të birin, Ilirin dhe nusen e djalin e tyre, siç duket dhe nga këto foto të siguruara nga TemA. Familja e saj tashmë është e përçarë, dhe në festë ka munguar Sokoli me Lilianën.