Profesionet që do të paguhen më shumë në Shqipëri

Businessman, builder, nurse, architect. Isolated over white background

Hapi i parë që duhet të bëni është të ndërmerrni zgjedhjet e duhura, ta studioni mirë e mirë tregun. “EPPC Albania & Kosovo”, një agjensi rekrutimi dhe trajnimesh ka treguar për “Monitor” se cilat profesione pritet të kërkohen dhe të paguhen më shumë në vend, përgjatë 2018- ës.

Në vend të parë janë agjentët e shitjeve apo të marketingut.

Më pas vjen profili financë dhe kontabilitet.

Vazhdojmë me specialistët e informatikës.

Xhepat do t’u rrinë plot edhe inxhinierëve elektrikë, mekanikë apo të ndërtimit.

Në fund, kushdo që njeh shumë mirë gjuhën gjermane, angleze dhe franceze. Pagat do të variojnë nga 150,000-400,000 lek neto. Kushdo që është specializuar në këto fusha i urojmë fat, ndërsa ju të tjerët dijeni se kurrë nuk është vonë për të mësuar.