Princi do model të ri ekonomik, Spahiu: Vuajmë nga politikat

Jarl Ale de Basseville shpalosi në emisionin “360 Gradë” të Artur Zhejit konceptin e tij në lidhje me Principatën e Libofshës, për Tregjet ekonomike botërore dhe përse ato e anashkalojnë Shqipërinë.

Për princin me origjinë vikinge dhe austro-hungareze, krijimi i Bankës së Zhvillimit të Shqipërisë, është akti i parë që duhet të bëjë Shqipëria për të dalë nga gjendja e vështirë ekonomike ku ndodhet.

Ai sheh si emergjente krijimin e zonave të lira ekonomike. Ndërkohë deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, mungesën e progresit në ekonomi më shumë se tek modeli e sheh tek politikat e gabuara.

Por për Spahiun, pengesa më madhe është marrëdhënia e shqiptarëve me ligjin dhe pronat dhe për këtë ai solli një shembull nga Dibra sesi një fshat pranon që të derdhet uji në lumë dhe të mos furnizohet fshati tjetër 100 m poshtë tij.

Jarl Ale de Basseville: Së pari, kur kam qenë rreth e qark botës dhe kam bërë disa biznese në banka dhe tregun e bursës, stërgjyshi im ishte drejtues i BB dhe zotërojmë tre banka në Zvicër. Kam qenë gjatë gjithë kohës në stok-market. Gjithmonë kam kërkuar ta zhvilloj sistemin ekonomik dhe financiar në një periudhë të re. Kam luftuar nga 1989 për rënien e murit të Berlinit dhe gjyshi im gjithmonë ka thënë se në momentin që komunizmi bie, kapitalizmi është i vdekur. Ishte shumë e rëndësishme për ne për të krijuar një formë të re të financës. Jam rezident në Çeki dhe përpiqem të gjej në vendet e lindjes të gjitha këto mundësi sesi të sjell kapitalizimin që është një ide që ata nuk e dinë dhe shumë njerëz nuk e dinë. Për të krijuar një mundësi ekonomike dhe financiare për të zhvilluar vendin e tyre bazuar në resurset që kanë dhe resurset kanë ndryshuar goxha. Për të zhvilluar atë që ne e quajmë Banka e Zhvillimit të Shqipërisë.

Zona të lira ekonomike

Jarl Ale de Basseville: Çdo vend duhet të ketë një zonë të lirë për investimet dhe investitorët të kenë siguri, individuale apo institucionale. Flasim për tregun e bursës që i referohet tregut të Nju Jorkut dhe Londrës. Fondet, hexhfondet duhet të jenë të siguruara se paratë që ata do të investojnë do të jenë të pataksueshme dhe interesi nuk do të jetë i taksueshëm. Përmes rregullave të Bankës Botërore. Kjo është baza e parë për një zonë të lirë. Nëse marr resursin më të rëndësishëm që është sot, është uji. Uji sot është 50% e resurseve më të rëndësishëm në botë për miliona njerëz që jetojnë në botë. Në Kine ti ke vetëm një litër ujë për person në ditë për të pirë ujë, bërë dush, për të bërë çdo gjë, është problem shumë i madh.

Spahiu: Nuk besoj se është problem modeli ekonomik që kemi zgjedhur, problem është politika, programet që implementojnë. Çdo propozim i një modeli të ri ekonomik vlen për tu vlerësuar. Në ekonomi asnjëherë nuk dihet se çfarë ndodh të nesërmen nëse ke një model të caktuar. Shqipëria është një vend i vogël, nuk jemi shumë të njohur me instrumenta të investimeve të tilla.

Jarl Ale de Basseville: Vendet më të pasura në botë kanë vendin e tyre të lirë. Si politikan duhet të keni një program politik për njerëzit dhe e kuptoj shumë mirë problemin e investitorëve dhe investimeve në këtë vend. Sapo më the që vije nga veriu, resurset e ujit në veri janë të jashtëzakonshme. Kam qenë duke folur me kompani shumë të mëdha dhe njerëz të jashtëzakonshëm si Majkëll Beri, që ka krijuar një fond me 650 mln dollarë cash për të zhvilluar vetëm infrastrukturën e ujit, që do të thotë të gjithë infrastrukturën, përfshirë riciklimin e ujit duke respektuar rregullat e Kombeve të Bashkuara në ekosistem.

Spahiu: Fakti që Shqipëria është në këtë situatë, po vuajmë jo modelin por politikat. Jemi në një situatë të tillë që edhe modeli i zonave të lira, ne jemi shprehur për lehtësi fiskale. Pengesa më madhe është marrëdhënia e shqiptarëve me ligjin dhe pronat. U sjell një shembull, në Dibër dhe Bulqizë janë dy fshatra, në njërin fshat është burimi, ndërkohë që ujërat nuk shfrytëzohen me kapacitet të plotë dhe uji derdhet në lumë, nuk janë dakord që t’ia japin burimin dhe të furnizohet fshati 100 m poshtë tyre. Princi duhet të ketë parasysh këto situata sa i takon ujit. Ka nevojë për ngacmime modelesh, jo vetëm princi, por të dalim jashtë modelit të tepsisë dhe timonit, të japim modele të reja./Ora News/