Mjaft më! Besa toleroi kaq kohë dhe s’ia di njeri për nder

Mesa duket ka shkuar aty ku s’mban më dhe këtë herë Besa i bëri ca gjëra të qarta në mes të gjithë dynjasë. Bëhet fjalë për këtë postim të sajin disa orë më parë në Instagram Story:

“Ju dua djema, dhe nuk ka gjë, por është e çuditshme se si ju përdorni titullin e albumit tim për fundvit #TiJeFestaIme i publikuar për çdo vit, që prej 2014 –s. Një njohje autorësie do të ishte mjaft e këndshme”,-shkruan Kokëdhima.

Në sfond gjendet logoja e emisionit me të njëjtin emër si titulli i albumit të saj “Ti je festa ime”, një emision fundviti në RTSH, i cili moderohet nga aktori Romir Zalla. Mbase Besa dhe RTSH- ja kanë qenë në një mendje dhe kemi të bëjmë thjesht me një rastësi. Mbase ata janë frymëzuar nga Besa, mbase kush dreqin e di./Anabel/