Mesazhi i Vasilit përmes thënies së Konicës: Retorika qeveritare…

Kreu i grupit të LSI-së në kuvend, Petrit Vasili përmes një thënie të Faik Konicës, ka thumbuar qeverinë. Në një postim në rrjetin social facebook, Vasili shkruan se shqiptarët, çdo ditë e më shumë, po dëgjojnë tonelata me retorikë qeveritare. Sipas Vasilit, retorika vjen e ngjyrosur shëmtuar prej padijes.

Postimi i Petrit Vasilit:

Shqiptarët dëgjojnë përditë tonelata me retorikë qeveritare, të ngjyrosur shëmtuar prej padijes.

Ja çfarë thoshte 120 vjet më parë Faik Konica:

Ata që do donin t’i ngopnin shqiptarët me retorikë, në vend të urojnë zhvillimin intelektual të tyre, japin provën më të qartë të armiqësisë së tyre ndaj shqiptarëve. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).