Ligji i luftës, Kotzias: Budallallëk historik, duhet të mbarojë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në një intervistë për gazetën greke ”Real News”, e quan buballallëk historik ligjin e luftës me Shqipërinë. “Ky është një budallallëk historik, duhet të mbarojë. Nuk mund të ketë as edhe një dyshim formal se të dy vendet janë në gjendje lufte”.

Nga ana tjetër, në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi Rama deklaroi se ka negociata reale me grupe ekspertësh, negociata intensive me palën greke.

”Raundi tjetër është së shpejti në janar në Shqipëri, po negociohet për të mbyllur kapituj që nuk imagjinohet se mund të mbylleshin ndonjëherë që nga ligji i luftës. Sa i takon vendimit të qeverisë për ndërtimin e varrezave greke, Rama tha se në këtë drejtim nuk ka asgjë të re, thjesht zhbllokim i një procesi të dakordësuar nga qeveria e mëparshme”,-ushpreh Rama më 30 dhjetor.

Në janar pritet të vijojnë negociatat mes ministrit të jashtëm grek dhe ministrit të jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati.