Horoskopi, e martë 2 janar 2018

Dashi

Dashi ka të ngjarë të ndjejë të ndiejë peshën e veprimeve sot. Ndërkohë që shpesh jeni të parët për të vepruar, ka mundësi që këtë herë të jeni të guximshëm dhe të zjarrtë në imponimin dhe mbrojtjen e opinioneve tuaja. Ndërsa disa do ta shohin këtë si frymëzuese, të tjerët do ta shohin si diccka afatshkurtër.

Demi

Demët janë shumë efektiv kur hëna gjendet te Ujori. Jeni të ngadalshëm në lëvizje, por të fortë. Pikërisht kjo ju bën të mos ndaloni së ndjekuri dëshirat tuaja. Mundohuni të bindni të tjerët që ndryshimi kërkon kohë, sidomos nëse është jashtë mundësive dhe energjive të disponueshme.

Binjakët

Binjakët duhet të përdorin pikat e forta për të marrë atë që duan sot. Luftoni me besimet tuaja dhe rritjen e vetëbesimit. Ju jeni shumë popullorë në rrethin tuaj dhe mendimet jua dëgjojnë vetëm sepse kanë dalë prej jush. Jeni autoritet dhe ccdo gjë që thoni ka peshë. Njerëzit janë sy e vesh kur ju flisni, kështu që kujdes.

Gaforrja

Gaforret shpesh njihen si një shenjë familjare, por në të vërtetë më shumë janë të dhënë pas dashurisë. Pikërisht kjo i bën të jenë edhe familjarë. Megjithatë askush nuk mund ta dijë se sa e doni nëse nuk ia thoni.  Shprehuni në mënyrë efektive dhe do bëni ndryshime në mos në botë, në mjedisin rreth jush.

Luani

Luanët janë më të prirur të bëjnë gabime duke dalë ndonjëherë jashtë linjës. Gjithsesi jeni një shenjë e guximshme dhe e drejtpërdrejtë. Kjo ju bën një nga shenjat e para që largohen prej atyre që gabojnë. Mundohuni të gjeni një mënyrë për të shprehur mendimet tuaja dhe pasionin pa u shfaqur si agresiv ose tepër prepotent, pasi këto mund t’i trembin njerëzit.

Virgjëresha

Virgjëreshat duhet të përpiqen të luajnë me pikat e forta duke punuar në heshtje, por duke punuar shumë ama për ndryshimin që duan të shohin në botë. Ndërkohë që shenjat e tjera janë të zëna me punë të tjera, ju vazhdoni t`i ndihmoni në mënyrën tuaj.

Peshorja

Njerëzit e shenjës së Peshores duhet të jenë shumë të kujdesshëm me nivelin e tyre të shprehjes. Shpesh janë të ftohtë dhe të tërhequr. As kur e shprehin veten me shumë energji, nuk është e duhura. Se dëmtojnë kredibilitetin duke folur me forcë dhe zë të lartë. E po e humbe vështirë ta rifitosh besimin.

Akrepi

Akrepi ka të ngjarë të fillojë luftën sot. Dhe madje ajo ka mundësi të përshkallëzohet. Mundohuni të qëndroni larg nga tema të diskutueshme, ose mund të përfundoni duke gërmuar plagët tuaja, që mund të jenë ende të hapura. Kështu që larg fjalëve e debateve.

Shigjetari

Shigjetarët janë rekreativë. Ju vini në funksion gjithccka për të marrë atë që dëshironi. Sot nuk duhet të jetë ndryshe. Ama me kusht që të mos i vini këto dëshira përpara vetes tuaj. Ka shumë punë e s`mund ta bëni gjithccka brenda ditës. Do të mbeteni të zhgënjyer pa marrë parasysh se sa larg keni shkuar.

Bricjapi

Bricjapi nuk ka gjasa të ketë probleme kur hëna është te Ujori. Ju tentoni të jeni shumë të kujdesshëm për të bërë ose për të thënë diçka që është shumë revolucionare. Ndërkohë që kjo mund të duket diccka e keqe, në të vërtetë ju mban juve dhe interesat tuaja larg rreziqeve.

Ujori

Shumë nga Ujorët janë në rrezik sot. Kërkoni ndihmë te miqtë, sicc edhe ata kanë kërkuar mbështetje te ju kur kanë pasur nevojë. Vetëm me ndihmën e njerëzve s`do të shkoni larg me rrezikun dhe frikërat tuaja. Mos kini turp për të kërkuar ndihmë. Edhe juve keni mbështetur.

Peshqit

Peshqit duhet të kenë kujdes që të mos dëmtojnë kredibilitetin e tyre duke argumentuar me zë shumë të lartë dhe pastaj duke ndryshuar mendjen e tyre, si i thonë fjalës si mbreti gratë. Kaloni kohë me Peshoret dhe vendoseni veten në një pozicion moderatori.