Era është zjarr, dy çakmakë në vend të takave (FOTO)

Era Istrefi zgjodhi dy prej trendeve më të famshme të momentit për të ndriçuar si fishekzjarr natën e Vitit të Ri: një fustan me xixa dhe çizmet takë-çakmak të markës Vetements.

Era ishte e ftuar të këndonte në një club të preferuar prej shqiptarëve në Zvicër, për të performuar natën e ndërrimit të viteve.

Ajo kishte veshur çizmet më të pazakonta Vetements: Ato me takë në formë çakmaku, çudia më e re e markës së preferuar të rinisë nëpër botë. Dhe s’janë aspak të lira: 880 paund, të paktën në sajtin “Matches Fashion”.