Bulqizë, banorët dhe spitali 24 orë pa ujë

Prej 24 orësh, Bulqiza është pa ujë të pijshëm. Një këputje e tubacionit kryesorë të ujit, ka bërë që banorët e ”Bulqizës së vjetër” të mbeten pa ujë të pijshëm që prej mbrëmjes së djeshme.

Tubacioni i ujit është këputur për shkak të reshjeve të shumta të shiut të cilat kanë shkaktuar edhe rrëshqitjen e stogjeve të kromit. Situata paraqitet problematike edhe për Spitalin e Bulqizës, i cili gjithashtu ka mbetur pa ujë, i cili është i nevojshme për të ruajtur kushtet minimale të higjienës.

Ende nuk dihet se kur mund të rregullohet problemi i shfaqur, ndërkohë që ende nuk ka një reagim për këtë ngjarje. Nga rrëshqitjet e sogjeve të kromit, është dëmtuar edhe një godinë e cila përdorej nga minatorët.