Si ishim ne në 2017-s sipas “Google”

Sipas internetit ky vit ka qenë viti i aktivistëve. Të dhënat nga statistikat e fundvitit nga një numër burimesh online, kanë depozituar pikërisht këtë rezultat: Njerëzit gjatë vitit 2017 kanë qenë të motivuar për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe kanë bërë më të mirën që kanë mundur. Sipas gjasave, të gjithë mund të jemi pjesë e këtij grupi.

Ky fakt është i qartë nëse shikoni edhe kërkimet në “Google”. Përfundimi pas një kërkimi në motorin e kërkimit për vitin 2017 rezultoi se ne të gjithë jemi përshirë në ngjarje që janë konsideruar probleme botërore (Uragani Irma ishte artikulli më i kërkuar në Google).

Dhe kjo përqasje shtrihet edhe te kërkime të tjera në Google (keqtrajtuesi seksual si Matt Lauer ishte në grupin e njerëzve më të kërkuar në Google, por edhe Ariana Grande, e cila u përfshi nga sulmi në një koncert në Manchester.)

Ne, gjithashtu, gjatë këtij viti kemi kërkuar në Google “si të bëjmë…”, më shumë se asnjëherë më parë.

CEO i “Google”, Sundar Pichai, e shpjegoi kështu: “Një dëshirë për të kuptuar se, në fund të fundit, duhet të përmirësojmë botën rreth nesh.”