Logoja e 10 vjetorit të shtetit të Kosovës

Lajmin e parë për vitin 2018, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ia ka kushtuar 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Më 17 shkurt, Kosova mbush një dekadë funksionimi si shtet i pavarur, andaj Presidenti ka bërë të ditur se është përzgjedhur logoja zyrtare e aktiviteteve në kuadër të festimit të kësaj dite.

“Ditën e parë të këtij viti të ri, Dekadën e Republikës, po e nisim me logon zyrtare të dhjetëvjetorit të shtetësisë sonë. Shteti ynë, për të cilin dhamë shumë, po bën 10 vjet pavarësi. Ne po bëjmë 10 vjet përpjekje që Republika e Kosovës të zëri vendin e merituar në mesin e shteteve të lira të botës. Bashkë mund ta forcojmë edhe më shumë identitetin dhe subjektivitetin e shtetit tonë. #Kosova10”, shkroi Thaçi në Facebook.