I moshuari i jep fund jetës, hidhet nga pallati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Peqin.

Një i moshuar është hedhur nga kati i 4-të i pallatit ku jetonte dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Xhami’ të Peqinit.

Mësohet se 80 vjeçari Lutfi Gripshi, është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit dhe ka ndërruar jetë menjëherë.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Më datë 01.01.2018 në Lagjen “Xhami” Peqin është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit shtetasi Lutfi Gripshi rreth 80 vjeç i cili ka gjetur vdekjen shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore dhe procedurale.