Gjysma e Tiranës ngeli pa drita. Denoncimi i OST: Kanë qëlluar me armë telat

Gjysma e Tiranës ka mbetur mbrëmjen e djeshme pa energji elektrike, për shkak të një defekti në nënstacionin e ish-uzinës traktori në Tiranë. Por për OST-në, ky nuk ka qenë një defekt, por një ngjarje e qëllimshme.

Një prej drejtuesve të sektorit të OST-së, ka bërë denoncim në Policinë e Tiranës. Sipas tij, në kabinën e dëmtuar është gjetur edhe një gëzhojë arme.

‘Për ngjarjen e kësaj të fundit, OST ka kryer denoncim në polici ne komisariatin numër 4, pasi të dhënat paraprake tregojnë se linja e OST është goditur me mjete zjarri (dyshohet armë zjarri pasi është gjetur gëzhojë).

Aktualisht që flasim, situata e furnizimit me energji elektrike paraqitet tejet normale!’, thuhet në një njoftim i ardhur nga OSHEE.

Gjatë 24 orëve të fundit dhe në vijim OSHEE është në gatishmëri, me 1800 punonjës në të gjithë vendin. Për të ndjekur nga afër situatën kreu i OSHEE, Adrian Çela zhvilloi nje inspektim në dispecerinë rajonale të Drejtorisë së OSHEE-së në Tiranë.