Shikoni pilotin amerikan se si ndjek një avion alien (UFO)

Një pilot ushtarak ka rrëfyer momentin e pabesueshëm kur ai ka ndjekur një avion të UFO-ve.

Videoja e pilotit të marinës amerikane, David Fravor, është nxjerrë nga një dosje dikur e klasifikuar, nga një ish-zyrtar i qeverisë amerikane.

Ndërsa Pentagoni lëshoi ??pamjet e frikshme, piloti Fravor ka zbuluar se si mjeti UFO që ai ndoqi nuk kishte dritare, krahë apo gjëra të tjera të ngjashme me avionët që ne kemi.

Një avion luftarak F18 u vu në ndjekje të objektit fluturues të panjohur.

Sipas pilotit pajisja lëvizte me një shpejtësi që nuk mund të arrinte asnjë avion i njohur në tokë.

Gjithësesi avionët luftarakë amerikanë e ndoqën atë përgjatë bregut të San Diegos në vitin 2004.

Imazhet kanë shokuar botën.