Sportisti Europian i 2017, është ai që po mendojmë

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka shtuar edhe një trofe tjetër individual në karrierën e tij si futbollist. Ai ka marrë çmimin “sportisti më i mirë evropian i vitit 2017”, i votuar nga një numër i madh i mediave ndërkombëtare të lajmeve.

Faqja zyrtare e klubit Los Blancos konfirmoi se Ronaldo fitoi çmimin për vitin të dytë me radhë. Në këtë garë, sulmuesi portugez la mbrapa pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton dh tenistët Roger Federer dhe Rafael Nadal.

Kapiteni portugez ishte i rëndësishëm edhe një herë pasi Reali fitoi La Ligën dhe Ligën e Kampionëve në sezonin e kaluar. Ronaldo shënoi 42 gola në të dy garat kryesore dhe gjithashtu siguroi 37 asistime për ekipin e tij, ndërsa 53 gola në gjithë vitin.

Çmimi është dhënë nga agjencia polake PAP, me 26 organizata të lajmeve të përfshira në procesin e votimit. Ylli i Realit grumbulloi plot 159 pikë në këtë garë, ndërsa pas tij erdhën Hamilton me 143 pikë, Federer me 124 pikë dhe Nadal me 113 sosh. Ronaldo dje gjatë ditës fitoi edhe çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer Awards.