Mavraj për prestigjozen “Bild”: Vetëm në Mekë e harroj futbollin

Mërgim Mavraj ndryshe nga shumë futbollistë në botë, këtë vit po e kalon periudhën e pushimve të janarit në Mekë. Mbrojtësi i Kombëtares sonë ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane “Bild”, duke treguar edhe arsyet se përse ai zgjodhi  të kalojë në këtë vend të veçantë.

“Kjo është hera e dytë që shkojë atje. Meka është një vend shumë i jashtëzakonshëm. Eshtë vendi perfekt për të ndryshuar veten. Është momenti kur sheh gjërat që po shkojnë keq në jetë. Aty kalohet kohë shumë ndryshe. Fiton vëmendje në çdo gjë që bën dhe thua. Dita jote është vetëm që të ndihmosh të tjerët.

Në Mekë harron gjithçka rreth teje. Është një vend që të të dhuron një energji paqësore. Është hera e parë në jetën time, që zemra ime gjen qetësi. Kurdo që shkon me familjen, apo me pushime, në asnjë vend nuk mund të gjesh qetësinë, ndërkohë që ne Mekë kjo arrihet”, thekson Mavraj.

Mbrojtësi gjerman në intervistën për gazetën gjermane, bën edhe skanerin e këtij viti.

“Dua ta ndaj këtë vit në dy pjesë. 6 muajt e parë, dhe pjesa e dytë e përgatitjeve para sezonale. Ishin shumë speciale, pasi jemi rritur shumë si skuadër. Ka qenë shumë e veçantë për mua. Në karrierën time profesionale, kurrë nuk kam pasur kaq shumë besim nga trajneri dhe klubi. Ndjej se njerëzit kanë besim te unë.

Zgjedhja e Hamburgut? Asnjëherë nuk do ta ndryshoja vendimin tim për të ardhur te Hamburgu. Këtu ka shumë futbollistë të cilët kanë veshur këtë fanellë. Jam shumë renar që jam pjesë e familjes së Hamburgut. Edhe pse në pjesën e dytë ndoshta nuk kemi pasur rezultatet e duhura, dëshira ka qenë e madhe. Ne kemi qenë gjithmonë një ekip, dhe asnjëherë nuk kemi humbur shpresat në situata të caktuar”, u shpreh mbrojtësi i kombëtares sonë për gazetën “Bild”.