Kush është “KOHA JONE”?

Redaksia e djegur e gazetës "Koha Jonë", 3 mars 1997

Gazeta “Koha jone” është e para gazetë në Shqipëri, e cila u themelua e pavarur dhe e lirë me 11 maj 1991 nga gazetari Nikoll LESI. Fillimisht nisi si një gazetë lokale e Lezhës, me 500 kopje dhe botohej një herë në javë, por më pas u rrit duke u bërë gazeta më e madhe shqiptare, deri sa arriti në 88 mijë kopje shitje në ditë dhe e përditshme.

“Koha Jone” u përballë me dhunën, arrestimet dhe djegien nga pushteti, pushtete të cilat asnjëherë nuk e kanë patur mirë me “Koha Jone”, pasi ishte gazeta e cila nuk donte miqësi me pushtetet.

Nga dyert e “Koha Jone” kanë dalë pothuaj mbi 70 përqind e drejtuesve, analistëve dhe gazetarëve të sotëm shqiptarë, të cilët janë ndër më të njohurit e tregut mediatik.

Botues dhe drejtues i “KOHA JONE” është Nikoll LESI.

Kjo është “KOHA JONE”!

Në foto: Pamje nga djegia që iu bë nga pushteti me datë 3 mars 1997 redaksisë së gazetës “KOHA JONE”