Vijon të jetë kritike situata në lagjen Gërhot të Gjirokastrës pas daljes nga shtrati të përroi të Çullës ditën e djeshme.
Për shkak të vërshimit të ujit, rruga vijon të jetë e bllokuar si për këmbësorët ashtu dhe për automjetet.
Kryebashkiakja e Gjirokastrës Zamira Rami ka kërkuar ndërhyrjen e qeverisë, pasi Bashkia thotë ajo nuk ka fonde për të përballuar situatën.