Pritja me mësuesit, Rama tregon pse veshi atlete

Kryeministri Edi Rama, shpesh herë është parë të vishet ndryshe nga zyrtarë të tjerë.

Madje veshjen me kostum dhe atlete, shefi i qeverisë e ka veshur edhe në takimet me zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian. Një veshje të tillë, Rama e mbante edhe në takimin me mësuesit, por këtë herë ai e kishte një shpjegim.

”Në vendin tonë ka gjithmonë kunguj që duan shpjegime edhe për veshjen, kështu që shpejgimi për sot është solidaritet me mësuesit e fiskulturës”,-tha Rama.