Media shqiptare në 2017

Nga Lutfi Dervishi

  1. Më shumë moderatorë se gazetarë!

2. Më shumë gazeta se lexues!

3. Më shumë emisione se shikues!

4. Më agresiv analistët se opozita!

5. Arriti që të “vdekurit” të flasin pas “vdekjes” (rasti Nexhmije Hoxhës)

6. Të njëjtin njeri e pamë live, në të njëjtën kohë në tre programe të ndryshme televizive (vjet rekordi ishin dy programe)

7. Më shumë “shpërthyen” gazetarët në Shqipëri se kamikazët në gjithë botën!

8. U shtua numri gazetarëve të pasiguruar dhe të papaguar që raportojnë për punën në të zezë dhe papunësinë!

9. U shtua numri gazetarëve dhe analistëve që mendojnë se opozita nuk qeverisi mirë më 2017!

10. U shtua numri raportimeve nga facebook, twitter, instagram, youtube, snapchat!

11. Gara me audiencën, TV kombëtare, nuk e kanë mes tyre, por me ERTV , Berisha TV.