“Zonja e jetës dhe e vdekjes”, gruaja që masakronte serbët dënohet me burg

Për shkak të mizorive të kryera kundër serbëve në Bosnje gjatë luftës së viteve ’90, mori nofkën “Zonja e jetës dhe e vdekjes”.

Azra Basiç ishte pjesë e forcave boshnjako-kroate gjatë konfliktit gjakatar. Nofkën e fitoi pasi në kampet me civilë serbë të burgosur ishte ajo që vendoste se kush jetonte dhe kush vdiste, e nëse ishte vdekja, vdekja realizohej në mënyrën më mizore të mundshme.

Sot 58 vjeç, Azra u dënua nga një gjykatë boshnjake me 14 vite burg, çka e bën atë të parën gruan të ndëshkuar kaq ashpër për krimet e realizuara gjatë luftës me serbët.

Dëshmitarët në procesin gjyqësor thanë se shpesh Azra u ngulte një kryq në kokë të burgosurve serbë, në një rast detyroi njërin prej tyre të pinte me zor benzinë para se t’i vinte flakën duarve dhe fytyrës së tij, ndërsa shumë herë të tjera detyronte të burgosurit që të zvarriteshin lakuriq mbi copa xhami të prera.

Top Channel