Jean Claud Juncker i dehur? Ja shfaqja e fundit e Presidentit të KE-së…

Jean Claud Juncker, Presidenti i Komisionit Europian, vijon të surprizojë me sjelljen e tij, teksa shfaqet i dehur në takime apo pritje të ndryshme.  Së fundmi në rrjet po qarkullon një tjetër video e Presidentit të Komisionit Europian, i cili zbret nga makina dhe duket se është në gjendje të dehur. Vizita duket se është bërë në Poloni dhe ajo është postuar rreth 1 javë më parë.

Kjo nuk është hera e parë që Presidenti i Komisionit Europian shfaqet i dehur në publik. Në maj të 2015-ës Jean-Claude Juncker ka qënë i dehur gjatë një takimi të zhvilluar me liderët e Bashkimit Evropian.

Kreu i KE, përdori tone fyese për liderët europian, gjatë një deklarate të përbashkët për mediat, në samitin e organizuar në Letoni. Momenti më i pazakontë në publik ishte ai kur Juncker i dehur, qëlloi me shuplakë disa prej liderëve europiane, ndërsa e cilësoi si diktator Kryeministrin hungarez.

Por kjo nuk është e vetmja shfaqje e tillë e 62-vjeçarit që drejton Komisionin Europian.

Gjatë bisedimeve kritike të OKB-së në Dhjetor 2017 mbi Qipron, Juncker dukej se ishte totalisht tapë dhe shfaqet duke qeshur kot më kot dhe i ka gjuajtur edhe Kryeministrit grek, Alexis Tsipras.

Ky samit ishte kritik për Evropën, pasi liderët ishin mbledhur për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjen që ka ndarë Greqinë dhe Turqinë për dekada të tëra.

Një burim u shpreh për “The Sun” se Jucker kishte filluar të sillej çuditshëm gjatë samitit dhe se të gjithë përfaqësuesit e BE-së u turpëruam”.

© SYRI.net