Facebook i mbyll pa paralajmërim llogarinë presidentit çeçen

Facebook ka shpjeguar se llogaria e presidentit çeçen, Ramzan Kadyrov u bllokua për shkak se administrata amerikane vendosi kufizime mbi të sipas Aktit Magnitsky. Facebook tha se, llogaria e Kadyrov ishte ç’aktivizuar për shkak të “detyrimeve ligjore”, që rrjedhin nga sanksionet e reja amerikane kundër udhëheqësit të Republikës Çeçene të Rusisë. Kadyrov u sanksionua sipas Aktit Magnitsky javën e kaluar së bashku me katër shtetas të tjerë rusë lidhur me abuzimet e pretenduara të të drejtave të njeriut. “Ne jemi të vetëdijshëm dhe tani kemi konfirmuar se llogaritë duket se mbahen nga ose në emër të partive që shfaqen në listën e shtetasve të caktuar posaçërisht të SHBA dhe në këtë mënyrë, i nënshtrohen sanksioneve tregtare amerikane. Për këtë arsye, Facebook ka një detyrim ligjor për të ç’aktivizuar këto llogari, “tha Facebook në një deklaratë, siç citohet nga RIA Novosti. Llogaritë e Facebook dhe Instagram të udhëheqësit çeçen ranë poshtë pa asnjë shpjegim të shtunën. Kadyrov u përgjigj, duke regjistruar një llogari në rrjetin social të Çeçenisë, Mylistory. Kremlini ka shprehur shqetësime rreth bllokimit të llogarive të Kadirovit.