Ministrat Gjiknuri dhe Klosi shpalosin aksionet e 2018

Në Elbasan së bashku me ministrin e Brendshëm, ishin edhe Klosi dhe Gjiknuri. Dy ministrat, i Mjedisit dhe i Energjisë në një prononcim për mediat folën për aksionet në vitin 2018.

Gjiknuri e vendosi theksin te aksioni kundër lidhjeve të paligjshme të ujit. Ndërsa Klosi te sezoni turistik dhe mbrojtja e mjedisit.

”Ishte një takim pune para sezonit turistik të 2018. Po përgatisim masat me Ministrinë e Brendshme, për një mbrojtje më të madhe të jetës së qytetarëve. Operacioni i pastrimit i filluar nga ministria e Mjedisit, ashpërsimi i masave ndaj atyre që abuzojnë me mjedisin është një nga prioritetet tona. Kemi ngritur disa grupe pune për analizën e situatës për guroret, hedhjen e mbeturinave”,-deklaroi Klosi.

Ministri Xhafaj prezantoi projektin e policimit në komunitet dhe rritjen e masave të sigurisë për qytetarët.

Ndërsa pritet që të prezantohen edhe drejtuesit e rinj në qarkun e Elbasanit pas furtunës së pak muajve më parë si pasojë e incidentit ku u përplas makina e zv. Drejtorit të policisë.