Liverpool “5 ballë” kundër Swansea, uellsianët “stampohen” në fund

Pas barazimit dramatik të javës së kaluar në “Emirates”, Liverpool është rikthyer bindshëm tek fitorja, duke mundur pastër 4-0 Swansea.

The Reds dominuan gjatë gjithë takimit skuadrën që mbyll rënditjen e Premier League angleze pas 20 javësh kampionat. Ishte braziliani Coutinho ai që hapi serinë e golave që në minutën e 6-të për skuadrën e Jurgen Klop, ndërsa golat e Firminho 2 herë dhe Alexandër Arnold dhe Oxlade Chamberlain vendosën në kasafortë 3 pikëshin.

Me këtë fitore Liverpool mban hapin e Chelsea e Tottenham, duke u ngjitur në vendin e katërt në kuotën e 38-të pikëve, 4 pikë pas kampionëve aktual të Anglisë dhe +1 nga “Gjelat”, ndërsa uellsianët e Swansea qëndrojnë të fundit me 13 pikë.