Dy deputetët: Nuk jemi njohur me kërkesën për heqjen e mandatit

Kanë reaguar dy deputetët për të cilët prokuroria ka kërkuar heqjen e mandatit të tyre.

Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi mohoi pretendimet e Prokuroria dhe tha se ishte informuar për lajmin nga media.

Edhe deputeti Gledion Rehovica i LSI tha se nuk kishte informacion për kërkesën, por për këtë ishte njohur nga media.

Burimet thanë se deputetët rezultohet se kanë përdorur emra të rremë, nuk e kanë deklaruar dhe janë dënuar për vjedhje në Itali.