Pas vjehrrës, Luana i gjen telat edhe kunatës

Ajo mund të mos dijë të prekë gjë me dorë në shtëpi. Mbase s’ është nga ato që do i bëjë kafe vjehrrës në mëngjes. As nga ato që do presë e përcjellë kushërinjtë e dytë të burrit, ama me vjehrrën e kunatën e paska grurë. Lum ajo. Ku ka më mirë se t’i kesh aleate dy gratë e para e më të rëndësishme të jetës së një djali beqar. Mbase s’lënë kokën për njëra-tjetrën po fjalët e mira i lëshojnë pa kursim. Pasi Luana tha në mes te emisionit se vdiste për emrin Lume, e që qenka i vjehrrës, pretendentja për kunatë e ka përkëdhelur duke i shkruar “zemri”. Lum këto. Sa mirë ia gjejnë telat njëra-tjetrës.