Qyteti i serenatave, destinacioni i preferuar për Krishtlindje (FOTO)

Qyteti i Korçës është shndërruar përgjatë viteve të fundit në destinacionin e preferuar për të kaluar pushimet e fundvitit.

Ndonëse në qytet dhe rrethina janë të shumta hotelet dhe bujtinat që ofrojnë akomodim për vizitorët aktualisht nuk ka as edhe një dhomë të lirë në qytetin juglindor as edhe në fshatin e Dardhës apo Voskopojës “që janë pushtuar” prej turistëve nga Shqipëria dhe jo vetëm.

Korça është qyteti ideal për atmosferën e Krishtlindjeve me godinat e stilit neo-klasik, dëborën që karakterizon festat e fundvitit dhe kulinarinë tradicionale, qyteti është destinacioni ndryshe brenda Shqipërisë që mishëron një qytet në frymën festive të Krishtlindjeve.

Zbukurimet e qytetit e kanë bërë atë të meritojë emrin “Qyteti i Dritave”, ndërkohë që çdo ditë është e mbushur me evente në kuadër të festës së Krishtlindjeve.