Djali gjen dashurinë tek 38-vjeçarja: Harroji paragjykimet

Çifti Presidencial francez, komentohet shumë edhe për diferencën e madhe që kanë mes tyre. E sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E diela shqiptare, erdhi ”Macroni” 27-vjeçari nga Berati, i quajtur Nertil.

Ai ndau me publikun historinë e dhimbshme të jetës së tij, vuajtjet e të cilit kishin filluar që kur ishte fëmijë. Një ditë papritur i rrëmbejnë të ëmën dhe për një kohë të gjatë nuk mëson asgjë prej saj.

Nertili rrëfeu se ndonëse e lanë të vetëm që 14-vjeç nuk kërkoi asnjëherë ta merrnin me vete, duke u kujdesur kështu për gjyshen deri në momentin kur ajo ndërroi jetë.

“Pas kësaj ngjarjeje jetoja mes Greqisë dhe Shqipërisë. Bëra disa punë ilegale dhe përfundova në burg”. Për fatin e tij të mirë, ndodhi që gjyqtarja e cila u mor me rastin e tij të bënte gjithçka për ta shpëtuar duke qenë se Nertili i ngjante me djalin e saj të vdekur.

Pas gjithë këtyre peripecish, 27-vjeçari rrëfen se përmes facebook-ut njihet me dikë që i ndryshon jetën, por paragjykimet nuk do t’i linin të jetonin të qetë dashurinë e tyre, për shkak të diferencës së moshës.

Partnerja e tij është 11 vite më e madhe se ai, dhe sot në emision ai i dha mesazhin bashkëshortes me të cilën është martuar prej pak vitesh, që të mos vuajë më për fjalët dhe paragjykimet e të tjerëve.