6 bizneset më fitimprurëse në Shqipëri, dalin shifrat

Revista “Monitor” ka publikuar disa të dhëna që dëshmojnë rritjen këtë vit të fitimeve për kompanitë e mëdha me pronësi shqiptare.

Përkatësisht 6 grupet më të mëdha të sipërmarrjeve në Shqipëri (Balfin, Kastrati, Infosoft, Agna, Nushi dhe Bolv Oil) kanë rritur aktivitetin dhe prurjet e tyre në të ardhura gjatë vitit 2017.

Biznesi me më shumë fitime në territorin e Shqipërisë është “Balfin” që ka fituar rreth 40 milion euro vetëm brenda vendit dhe 56 milion euro në totale.

I dyti në këtë listë është Kastrati i pikave të karburantit me 16 milion euro, i ndjekur ka Infosoft dhe Anga me reskeptivisht 8 dhe 11 milion euro fitime. Listën e 6 bizneseve më fitiprurës e mbyll Bolv Oil me 5 milion euro fitime dhe bizneset në pronësi të Vilma Nushit me 3 milion euro.