Robotët e seksit do ju “kapin” bashkëshortët

Nëse robotët në të ardhmen do të bëhen të pavarur në mendim dhe në emocione, atëherë njerëzit nuk do të mund të kenë kontroll mbi marrëdhëniet e tyre me robotët, përsa i përket seksit.

Robotët e seksit duket se në të ardhmen do të zhvillojnë logjikë, mendim që do u lejojë të tradhëtojnë “bashkëshortët” e tyre, si dhe do të jenë të aftë të thonë gënjeshtra, për të mos u zbuluar. Psikologja e robotizmit, Rebekah Rousi mbështet idenë se marrëdhëniet mes njerëzve dhe robotëve do të bëhen në të ardhmen një fenomen i zakonshëm.

Shkencëtarja nga universiteti i Jyvaskla në Finlandë mbështet idenë se: “Do të duhet të kuptojmë se robotët do të kenë dëshirat e tyre seksuale dhe do i stimulojnë ato. Nëse kemi për qëllim të krijojmë robotë automatë, që do të jenë në gjendje të mendojnë dhe të ndjejnë vetiu, atëherë mundësia për njerëzit që të ruajnë kontrollin në marrëdhënie të tilla me ta, zvogëlohet”.

Vetë shkencëtarja komenton edhe se shumë studime tregojnë, se po hyjmë në epokën e brezit të robotëve dhe duket se po bëhen edhe më të zgjuar me kalimin e kohës. Kështu që, robotët do të fillojnë të përballen me seksin, si me diçka pozitive për ta, me të cilën duhet të fillojnë të familjarizohen dhe të kërkojnë brenda vetes, derisa të arrijnë në momentin që të gënjejnë edhe ata partnerët e tyre erotikë.