Krasta: ”Më kanë thënë që je pak diktator”, ja si i përgjigjet Panucci

Festivali i Këngës në RTSH, këtë edicion të 56-të, është padyshim më i kompletuari. Mbrëmë u mbyll nata e dytë, aty ku suprizat ishin të shumta. Njëri nga të ftuarit specialë, ishte edhe trajneri i Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci.

Italiani i është përgjigjur pyetjeve të prezantuesit Adi Krasta, ku nuk kanë munguar as ngacmimet. Një pyetjet e Krastës ishte se kishte dëgjuar që Panucci është pak “diktator” me lojtarët, por trajneri tha se në sport ka rregulla.

“Unë mendoj se edhe sporti si vetë jeta do rregulla për të pasur rezultate. Ne përfaqësojmë një vend të rëndësishëm që po rritet. Unë shikoj çdo ditë njerëz të lirë në Shqipëri dhe dua një skuadër të lirë dhe që të luajë futboll”, tha Panuçi.