Të paktën, Shqipëria edhe mund të abstenonte!

Votimi i Shqipërisë në OKB, kundër SHBA, është një gjest mosmirënjohje, një mungesë e theksuar respekti për çka bërë e bën Amerika për Shqipërinë dhe kombin shqiptar në Kosovë dhe Maqedoni.

Informacionet e publikuara dhe sidomos letra e Presidentit Meta drejtuar Presidentit Trump si ndjesë publike ndaj votimit të pa konsultuar nga qeveria shqiptare me Kryetarin e Shtetit, ashtu edhe me parlamentin tregojnë se qeveria jonë e ka bërë votimin për të kënaqur oreksin e grupeve dhe lobëve politike e ekonomike rajonale, sidomos atyre që vijnë nga Turqia.

SHBA e kërkoi votimin me shumë si gjest respekti dhe miqësie, pasi votimi nuk kishte aspak forcë juridike apo detyrues për Uashingtonin. Bile për t’ju kujtuar shteteve votuese, SHBA-ja e kërkoi votën hapur dhe pa ndrojtje. Shqipëria duhej të votonte kundër Rezolutës dhe pro SHBA.

Por edhe mund të abstenonte. Abstenuan Bosnja dhe Kroacia që janë shtete të rajonit tonë. Abstenuan Rumania, Polonia, Çekia nga BE. Maqedonia fqinje nuk mori pjesë fare në votim.

Pra, të paktën, Shqipëria të abstenonte.