Mesazhet kundër Fevziut, deputetja e PS-së reagon por…

Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj, gjatë emisionit “Opinion”, ju publikua shkëmbimi i sms-ve me bashkëshortin, ku ky i fundit përdorte gjuhe fyese ndaj moderatorit Blendi Fevziu. Mesazhet me bashkëshortin e saj u fokusuan nga kamerat e më pas u publikuan nga disa portale.

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë foli dje për herë të parë për këtë ngjarje, gjatë emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku. Felaj tha shkurt se nuk ia kishte marrë mendja se do ta përgjonin nga vrima e çelësit.

“Nuk ma merrte mendja kurrë që në vitin 2017 të të përgjonin nga vrima e çelësit”, u shpreh Felaj.