Vodafone Albania vlerësohet për kontributin e saj në zhvillimin ekonomik të njerëzve me aftësi të kufizuar

Vodafone Albania u vlerësua me çmim për praktikat e punësimit  dhe zhvillimit të personave me aftësi të kufizuara si dhe për rolin kryesor në fuqizimin e këtyre  personave, jo vetëm nëpërmjet punësimit, por edhe përmes programeve të ndryshme që nxisin dhe ndërgjegjësojnë opinionin publik mbi të drejtat e barabarta për punësim.

Çmimi  iu dorëzua Drejtoreshës së Burimeve Njerëzore në Vodafone Albania, Znj. Christina Samoulada nga Fondacioni Shqiptar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar (ADRF), gjatë  mbrëmjes  së ndarjes së çmimeve për kompanitë private që kanë kontribuar në fuqizimin ekonomik të personave me aftësi të kufizuar, ku u prezantuan edhe sukseset dhe sfidat e këtyre personave drejt rrugës së gjithëpërfshirjes në tregun e punës.

“Dëshiroj të falenderoj ADRF për këtë çmim dhe gjithashtu për angazhimin e saj në promovimin e mundësive të barabarta për njerëzit me aftësi të kufizuara. Në Vodafone, i bazojmë politikat dhe praktikat tona mbi rregulla dhe etika që nxisin gjithëpërfshirjen dhe krijojnë një mjedis të barabartë për të gjithë. Me gjera të thjeshta mund të bëjnë diferencën dhe të gjithë ne duhet të përpiqemi ta ndihmojmë komunitetin rreth nesh që të jenë dhe të ndjehen të gjithpërfshirë, dhe në të njëjtën kohë të vlerësojmë aftësitë e tyre”, – tha Christina Samoulada, në fjalimin e saj.

Vodafone Albania dhe Fondacioni i saj kanë një histori të gjatë kontributi dhe angazhimi ndaj fuqizimit të personave me aftësi të kufizuara përmes projekteve dhe programeve të ndryshme që kanë nxitur punësimin e personave me aftësi të kufizuara, duke përmirësuar kështu cilësinë e jetës së tyre dhe të familjarëve.

Për më shumë informacion ju lutemi na kontaktoni në media.al@vodafone.com