Luana Vjollca nuk është më bionde, moeratorja bën ndryshimin drastik (Video)

Shumë kohë më parë, Luana Vjollca përfaqësonte velinën brune në emisionin investigativ “Fiks Fare”, aty ky pati daljen e saj të parë në ekran.
Më pas bukuroshja guxoi së tepërmi duke i bërë flokët e kuqe, por nuk zgjati shumë dhe ajo i ndyshoi sërish.

Pas së kuqes, bukuroshja u shndërrua në një bjonde seksi dhe na ishte mësuar syri me atë imazh. Por sot, moderatorja e “Shiko Kush Luan” na suprizoi. Ajo postoi një video në Instagram ku shfaqet me flokë të gjatë me ngjyrë çokollatë.

Të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale kanë qenë plotësisht dakord me këtë ndryshim. Edhe Marina disa vite më parë zgjodhi t’i errësonte flokët në ngjyrë çokollatë, por nuk zgjati shumë.