Adi Krasta nuk paguhet për festivalin: Zoti drejtor…

I magjishëm ky edicion i Festivalit të Këngës në RTSH. Adi Krasta e nisi festivalin e 56-të me këngë. Supriza e natës së parë, Cocciante këndoi këngën e famshme të “Notre Dame de Paris” me Krastën.

Pasi përfunduan këngën, Adi tregoi se kishte gjithë ditën që bënte prova. Përpos kësaj na tregoi edhe një sekret të vockël. Në festival nuk po paguhet.

“Unë jam… nuk mund të themi pa punë, po një kuptim… kështu që festivalin po e bëj absolutisht për qejf. Zoti drejtor i përgjithshëm do kisha dashur shumë ta bëja edhe për para. Po fytyra juaj nuk ishte shumë entuziaste. Kështu që më mjafton respekti”, tha Adi me të qeshur e me të ngjeshur.

Në fund të fundit, pasioni s`ka ndonjë lidhje të madhe me paratë. Adit i ka lezet festivali.