10 sekretet e Cristiano Ronaldo-s

MADRID, SPAIN - NOVEMBER 07: Cristiano Ronaldo of Real Madrid looks on with his mother Maria Dolores dos Santos Aveiro during his press conference after signing a new five-year contract with the Spanish club at the Santiago Bernabeu stadium on November 7, 2016 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Ai është një nga lojtarët më të mirë të globit dhe emri i tij tashmë është kthyer në një markë të njohur, bëhet fjalë pikërisht për Cristiano Ronaldo-n. Megjithëse i njohur në publik si për jetën private dhe atë sportive këto janë janë 10 sekretet e tij, të cilat asnjëherë nuk janë thënë në publik.

Kërcime si lojtar i NBA 

Ronaldo kërcen shtatë centimetra më lart se mesatarja e lojtarëve të NBA-së, 78 deri në 69 cm ngritje në ajër: ja përse me kokë realizon shumë gola të mahnitshëm.Në shkurtin e vitit 2013 kundër Manchester United goditi topin me kokë në një distancë nga toka prej 2 metrash e 93 centimetrash, 12 cm mbi lartësinë e koshit në basket.

Diametri i këmbës

Diametri i njërës kofshë të Ronaldos shënon 68 centimetra, një numër mbi mesataren e pjesës më të madhe të lojtarëve.

Nofka

Kur ishte i vogël në fushë e thërrisnin “abelinha” për mënyrën si lëvizte me zig-zage. Sot, ai emër i ka kaluar qenit të tij.

Zemra

Në moshën 15-vjeçare portugezi është operuar në zemër për shkak të një keqfunksionimi kardiak: Ronaldo ka rrezikuar karrierën futbollistike.

Ritualet

Ka plot rite besëtytnie: hyn përherë i fundit në fushë me këmbën e djathtë. Në aeroplan ulet gjithmonë përpara shokëve, ndërsa në furgon në fund.

Dieta

Cristiano Ronaldo konsumon gjashtë vakte të vogla ditore me distancë 3-4 orë nga njëri tjetri për të mbajtur metabolizmin gjithmonë aktiv.

Gjumi

Pushimi është i nevojshëm edhe për të, ndaj i ka besuar një eksperti të sektorit, Nick Littlehales icili i ka këshilluar portugezit të ndajë gjumin në 5 faza nga 90 minuta secila duke e detyruar të fikë çdo aparat elektronik së paku një orë e gjysmë më përpara.

Luksi

Kënaqësitë që shijon Ronaldo në lagjen Valdebebas janë “mbretërore”, siç e konfirmon amfiteatri prej 42 vendesh, ku sheh filmimet e ndeshjeve; një “kënd lojërash” e pajisur me video-game, tavolinë bilardoje e ping-pongu e madje, edhe dy simulatorë Formula 1 të ofruar nga “Audi” dhe pishinën 20 metra të gjatë.

Nasa

CR7 zotëron edhe një suitë private (me numër 118) në katin e parë, ku hyrja garantohet vetëm përmes njohjes së shenjave digjitale. Ka kërkuar të instalohet edhe një makinë aerobike të Nasa-s që simulon efektet e vrapit në mungesë graviteti.

Koçka

Cristiano Ronaldo ka një koçkë më shumë në kaviljen e djathtë, një veçanti e 10% të popullsisë së botës.