Mesazhet në telefonin e Felajt, gjatë ‘Opinion’: Ndërhy vetë për Artën se Fevziu është pleh e legen, kurse Muçi kot

Ermonela Felaj

Që deputetët dhe drejtuesit e tjerë të PS-së që çohen nëpër studio televizive, komandohen si marioneta gjatë emisioneve prej stafeve dhe njerëzve të afërt të Edi Ramës, kjo nuk përbën më ndonjë sekret.

Por ajo që nuk di publiku përtej dukjes është, se të gjitha këto figura të Rilindjes  që ju shfaqen si njerëz profesionistë, të pavarur në mendimet e tyre dhe me integritet, faktikisht janë skllevër ordiner të Ramës dhe makinerisë së tij të propagandës.

Një nga rastet më flagrantë që e vërteton këtë, ka ndodhur natën e mbrëmshme në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, ku po diskutohej çështja e nxehtë e zgjedhjes së Prokurores së Përgjithshme (e përkohshme) në mënyrë të paracaktuar nga mazhoranca.

Përveç analistëve, përball përfaqësuesit të opozitës, Enkeleid Alibej ishte vendosur deputetja e PS-së dhe kryetarja e Komisionit të Sigurisë Ermonela Felaj. Syri.net ka arritur të sigurojë disa mesazhe në telefonin e deputetes Felaj të cilat zbulojnë, sesi ajo urdhërohet nga një person me emrin  Bledi (Dyshohet se bëhet fjalë për Bledi Çuçin) që të ndërhyjë në mbrojtje të Prokurores së Përkohshme, Arta Marku.

Kur ajo i kthen përgjigje, se do ta kryejë porosinë kur Blendi Fevziu ti japë fjalën, mesazhdërguesi i drejtohet si një ushtareje dhe me nervozizëm e urdhëron që të ndërhyjë kur të dojë, pasi Fevziu është plehrë dhe legën dhe se ka qenë negativ për kandidaturën e Arta Markut gjithmonë.

Mesazhdërguesi “Bledi”, i cili nga “toni” që përdor me kryetaren e Komisionit të Sigurisë shfaqet  aq i plotfuqishëm, sa të lë të kuptosh se flet në emër të Edi Ramës.

 Edhe për analistin Mustafa Nano ( I vetëshpallur si mbrojtës publik i Rilindjes) që ishte i ftuar në emisionin e mbrëmshëm dhe që doli në mbrojtje të mënyrës se si u zgjodh nga Rama, Ata Marku, urdhëruesi dhe dirigjuesi i Felajt, nuk kishte ndonjë vlerësim. Nëse për njerërëzit e Edi Ramës, të cilët kontrollojnë propagandën, Blendi Fevziu është negativn, plehrë dhe legen, Mustafa Nano është; kot.

Këto janë një pjesë e mesazheve të shkëmbyera dje gjatë emisionit Opinion, mes “Bledit” dhe deputetes Ermonela Felaj:

Bledi: He me se drejton si plehrë ky…

Ermonela: Po kur të marr fjalën do ta them

Bledi: Vazhdo se Fevziu ka qenë negativ, prandaj ndërhy kur të duash e merre vetë fjalën se edhe ai që drejton legen e negativ ka qenë në këtë proces dhe Artën në veçanti, prandaj mos prit por fol kur të  jetë. se dhe Muçi më duket pak si kot.

Ermonela: Po po

Syri.net