Kaka mund të rikthehet tek Milan

Milani ka konfirmuar se dëshiron ta rikthejë në skuadrën brazilianin Kaka.

“Ai mund të jetë shumë i rëndësishëm për klubin dhe mbi të gjitha për figurën e projektit dhe strukturës së Milanit në vitet në vazhdim… ka një vendim shumë të rëndësishëm për të marrë”, ka thënë skuadra e Milanit në një komunikatë të publikuar në ueb-sajtin e vet zyrtarë.

“Pas vizitës së Kakas në Casa Milan dhe takimit me Marco Fassone në nëntor, bordi i Kuq e zinjve ende s’e ka adresuar këtë çështje, e cila është shumë e përafërt me zemrat e tifozëve tanë”, thuhet në komunikatë.