Alida Duka, një “Santa Claus” përplot surpriza!

E kush e ka thënë që Babagjyshi i Vitit të Ri është i vetmi që di të surprizojë për fundvit?

Këngëtarja e njohur, Alida Duka di gjithashtu sesi të befasojë me risitë e njëpanjëshme që sjell për publikun shqiptar.

Këto ditë artistja simpatike ka realizuar një set me fotografi, veshur e tëra si Santa Claus, version femër. Fotot janë realizuar në Gjermani, vend ku edhe jeton këngëtarja.

Ajo çka bie menjëherë në sy nga publikimet e këtyre imazheve nëpër rrjetet sociale janë hiret e saj, por edhe komentet pozitive që i adresohen Dukës nga fansat e shumtë.

Dhe… me të vërtetë një Santa Claus kaq engjëllor s’para ndodh shpesh të shohim, kështu që shijojeni edhe ju jo vetëm magjinë e Festave të fundivitit, por edhe bukurinë e një këngëtareje TIP, siç vetëm Alida di të jetë.

Sa i takon anës profesionale, Alida Duka këto ditë do të publikojë këngën e saj më të re, të titulluar “Alida in da club”. Një këngë ritmike, ku artistja gjen edhe veten në përshtatje me shijet personale të saj.

Njëherësh ajo premton që do të sjellë së shpejti edhe një baladë në gjuhën gjermane, por për këtë të fundin na duhet të presim pak.

Të paktën sa të shijojmë zjarrin e, “Alida in da club…”!

/a.gj/