Juventus bën detyrën, Ajeti asis në fitoren e Crotones

Juventus nuk di të ndalet në Seria A, me bardhezijtë që mposhtën pastër 3-0 në “Dell’Ara” Bologna-n.

Një ndeshje e kontrolluar që nga fillimi me kampionët në fuqi të Italisë, duke dominuar në ccdo aspekt të besuarit e Donadonit. Ishte mesfushori Pjanicc, ai që i hapi rrugë fitores skuadrës së Allegri-t.

Dyfishimi i rezultatit nuk vonoi shumë, me kroatin Mandzukicc që mori një top të bukur nga boshnjaku Pjanicc dhe me një goditje të bukur mposhti për herë të dytë portierin Mirante, rezultat që mbylli pjesën e parë.

Edhe fraksioni i dytë, foli vetëm për “Zonjën” . Për të vendosur në kasafortë 3 pikëshin mendoi blerja e kësaj vere, Matuidi, me francezin që duke përfituar nga një largim jo i mirë nga mbrojtësit vendas, goditi në kufijtë e zonës për të mposhtur për herë të 3-të kuqeblutë.

Me këtë fitore Juventus ngjitet në vendin e 2-të me 41 pikë, -1 nga Napoli kryesues.

Fundjava rezultoi pozitive edhe për shqiptarin Arlind Ajeti, me mbrojtësin që kundër Chievos u shfaq në rolin e një play maker duke dhënë edhe asistin

e golit të vetëm për Budimir, rrjetë qe i shërbeu Crotones për të marrë 3 pikë të arta dhe për t’u larguar nga zona e ftohtë e tabelës.


Në takimet e tjera u arritën këto rezultate:

Crotone-Chievo  1-0

Sampdoria- Sassuolo 0-1

Fiorentina-Genoa 0-0