Aktorja e madhe Tinka Kurti sot mbush 85 vjeç: “Nuk e kam frikë plakjen, as vdekjen”

Aktorja e madhe e Teatrit dhe Filmit shqiptar, Tinka Kurti sot mbush 85 vjeç.

Me një karrierë të pasur artistike dhe shpirtërore, Kurti është padyshim një nga ikonat e Kinematografisë sonë, frymëzim për gjenerata me radhë, shembull talenti, si dhe mike e njeri i rrallë për këdo që e njeh nga afër.

Me role të shumta në Teatër dhe Kinematografi, Tinka Kurti ka shkëlqyer gjithmonë për plastikën e jashtëzakonshme në interpretim dhe të bërit një me personazhin në karaktere të ndryshme.

Ajo është dhe mbetet një nga aktoret më të dashura të shqiptarëve.

Tinka Kurti ka marrë çmime të shumta, si në festivalet kombëtare të filmit, ashtu edhe në ato të teatrit. Këtyre çmimeve u shtohen edhe vlerësime të tjera të rëndësishme, si medalja “Mjeshtër i Madh i Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës.

Gazeta “Koha Jonë” i uron të madhes Tinka Kurti jetë të gjatë, të shëndetshme dhe me sa më shumë role të tjera në skenën shqiptare.  

/a. gjergji/

 

Jetëshkrimi

Tinka Kurti u lindi më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë, Bosnjë Hercegovinës nga një baba shqiptar me origjinë nga Dukagjini i Shkodrës dhe një nëne hungareze.

Është më e madhja nga katër fëmijët. Aktualisht jeton në Tiranë.

Familja e saj u shpërngul në Shkodër kur ajo ishte në moshë të vogël.

Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Shkodër, ku edhe iu bashkua teatrit në moshë të re.

U ngjit për herë të parë në skenë kur ishte vetëm 16 vjeç. Për disa vjet u aktivizua në teatrin amator në Shkodër. Më 1947 u përjashtua nga Liceu Artistik i Tiranës dhe nuk mori asnjëherë ndonjë diplomë shkolle, por kjo nuk e pengoi të bëhet një aktore e madhe dhe e shumë e kulturuar.

Që nga viti 1949 e deri sa doli në pension ishte aktore e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ku interpretoi rreth 120 role. Veçanërisht e suksesshme në rolet e forta dramatike të nënave, por po kaq e suksesshme në komedi.

Shkëlqen me role protagoniste në “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Toka Jonë”, ku luan në fillim Filen e pastaj Loken, “Fisheku në pajë”, apo “Fejesa e Çehovit”.

Kurti ka interpretuar edhe në kinema, në rreth 35 filma artistikë, duke filluar me filmin e parë shiptar të metrazhit të gjatë, “Tana”, më 1958.

Ndër vepra të tjera janë Nënë Pashako tek “Yjet e netëve të gjata” (1972), nëna tek “Çifti i lumtur” (1975), Sinjorina Mançini tek “Vajzat me kordele te kuqe” (1978), Gjyshja tek “Zemra e nënës”. Tinka Kurti ka marrë çmime të shumta, si në festivalet kombëtare të filmit, ashtu edhe në ato të teatrit. Këtyre çmimeve u shtohen edhe vlerësime të tjera të rëndësishme, si medalja “Mjeshtër i Madh i Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës.

Dy kinema, një në Tiranë dhe një në Durrës mbajnë emrin e saj. Gjithashtu, emrin e Tinka Kurtit mban edhe një shkollë në fshatin Lekbibaj në Shqipëri.

Në vitin 2003, regjisori shqiptar Esat Teliti realizoi një dokumentar të titulluar thjesht, “Tinka” kushtuar jetës së saj.

Ajo është aktive edhe në ditët e sotme. Një nga shprehjet e saj është:

“Nuk e kam frikë plakjen e as vdekjen, por kam frikë nga plakja e trurit dhe në qoftë se ky moment vjen në jetën time, mendoj se do të isha dy herë e vdekur. Për këtë arsye dua të vazhdoj të punoj”.

Filmografia
Ne kerkim te kujt (2012) serial
Familjet (2009) serial
Filumena Marturano (2009) Teatër
Ne dhe Lenini (2008)
Mira – (2008)
Kosova: Desperate Search – Etjet e Kosovës (2006)
Dasma e Sakos – (1998)
Nata – (1998)
Zëmra e nënës – (1994)
Vdekja e kalit – (1992)
Unë e dua Erën – (1991) – Doktoreshe Keti
Balada e Kurbinit – (1990) – Nëna e Dardit
Edhe ashtu edhe kështu – (1989) – Tezja e Almes
Flutura në kabinën time – (1988)
Telefoni i një mëngjesi – (1987)- Nena e Neritanit
Në emër të lirisë – (1987)
Hije që mbeten pas – (1985) – Nena e Agronit
Besa e kuqe – (1982) – Dila
Qortimet e vjeshtës – (1982) Nena e Kujtimit
Si gjithë të tjerët – (1981) – Drejtoresha e shtepise se femijes
Mëngjeze të reja – (1980)
Nusja – (1980)
Gjeneral gramafoni – (1978)- Nena e Halit Beratit
Vajzat me kordele të kuqe – (1978)
Emblema e dikurëshme – (1976)
Çifti i lumtur – (1975)
Lumë drite – (1975)
Në fillim të verës – (1975) Nena e Veres
Operacioni Zjarri – (1973)
Yjet e neteve te gjata – (1972) Pashako
Guximtarët – (1970)
Tana – (1958). Misioni pertej detit