Kosova mbetet pa medalje në Rusi, eliminohet edhe Distria Krasniqi

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi nuk mundi të fitojë medaljen e bronztë në ndeshjen e fundit për  Mastersin që po mbahet në St. Petersburg të Rusisë.

Kosovarja Krasniqi s’mundi të dalë triumfuese nga përballja me brazilianien, Erika Miranda, me shënim të artë, në kategorinë 52 kg.

Për të arritur në ndeshjen që do t’i jepte asaj medaljen e bronztë, Krasniqi mposhti Natsumi Tsunoda të Japonisë dhe Reka Pupp të Hungarisë, kurse në çerekfinale u mposht nga rusja, Natalia Kuziutina. Edhe garuesja tjetër, Nora Gjakova, u mposht në duelin e parë nga koreania Youjeong Kwon.