Anëtarja e Kryesisë së LSI ka një mesazh për Spartak Brahon (FOTO)

Anëtarja e Kryesisë së LSI-së, Elona Guri ka ironizuar keq Spartak Brahon. Më poshtë shihni foton me të cilën Guri është tallur me Brahon. Pas largimit nga LSI-ja Braho u bë këshilltar i Kryeministrit Edi Rama për marrëdhëniet me parlamentin. Kujtojmë këtu bisedat e Taulant Ballës me Spartak Brahon, të cilat përfunduan në duart e mediave.

Partia Socialiste shpërndau në email për mediat por jo vetëm, fjalën që mbajti në Kuvend kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla. Por  mes marrësve të këtij email ishte edhe Spartak Braho.  Braho, duke kujtuar se Balla ia kishte dërguar vetëm atij, i kthen përgjigje dhe i shkruan siç e shihni dhe në foton më poshtë: “Bravo Taulant, bëni direkt denoncim sic kemi biseduar”

Por ky email me këtë përgjigje nuk i ka shkuar vetëm Ballës, por edhe të gjithë personave të tjerë që u ishte dërguar emaili. Komunikimi i Ballës me Brahon ka ndodhur pas akuzave të PS-së për LSI-në në lidhje me Klement Balilin. PS e akuzoi Edmond Panaritin se i kishte dhënë tokë Klement Balilit.

Postimi i anëtares së Kryesisë së LSI në Facebook: